Transmetuar më 17-11-2026, 11:45

TIRANË — Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), përmes një shkrese drejtuar trupit gjykues.

Në dokumentin e paraqitur, Veliaj pretendon se dëshiron të jetë fizikisht i pranishëm në proces, por nuk mund ta përballojë dot transportin nga ambientet e paraburgimit të Fierit drejt Tiranës për shkak të një problemi shëndetësor me këmbën.

Gjithashtu, në shkresën e tij, kryebashkiaku i bën me dije gjykatës se ende nuk i janë vënë në dispozicion dokumentet mjekësore që lidhen me nevojën për kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pas njohjes me këtë kërkesë, trupa gjykuese e GJKKO-së është tërhequr në dhomën e këshillimit për të vendosur mbi vijimin ose shtyrjen e seancës së sotme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit