

HAGË — Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 12 muaj burgim veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Fazliu, në kuadër të procesit gjyqësor për pengim të drejtësisë.
Megjithatë, trupi gjykues ka urdhëruar lirimin e tij menjëherë pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim gjatë periudhës së hetimeve dhe gjykimit mbulon plotësisht dënimin e shqiptuar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






