

PRISHTINË — Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur të ndodhur në Gjakovë, gjatë së cilës mbeti i plagosur një qytetar.
Sipas njoftimit të ministrit, operacioni për identifikimin dhe prangosjen e të dyshuarve u realizua nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë.
Sveçla bëri me dije gjithashtu se gjatë ndërhyrjes dhe kontrolleve të kryera janë sekuestruar armët e përdorura në ngjarje, si dhe një shumë e konsiderueshme parash.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






