

Lezhë, 16 nëntor 2026 – Qyteti i Lezhës është përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne nga reshje intensive shiu të shoqëruara me erëra të forta, të cilat shkaktuan grumbullim të përkohshëm të ujit në disa prej akseve kryesore rrugore. Problematikat më të dukshme u evidentuan pranë çerdhes së qytetit dhe përgjatë rrugës së Shëngjinit.
Ndryshe nga situatat e regjistruara në të kaluarën gjatë motit të keq, zona e bllokut “11 Janari” dhe bulevardi “Gjergj Fishta” nuk patën probleme me përmbytjet.
Menjëherë pas pushimit të rrebeshit, i cili zgjati vetëm pak minuta, uji u tërhoq me shpejtësi përmes rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha, ku së fundmi janë kryer investime dhe ndërhyrje infrastrukturore. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve në të gjithë qytetin i është rikthyer normalitetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






