Transmetuar më 16-11-2026, 19:33

Vlorë – Policia e Vlorës lëshoi para pak një komunikatë mbi ngjarjen që ndodhi sot rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë.

Ajo saktësoi se automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Ermal Lula, dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë. Mësohet se i ndjeri ishte shef i sektorit të luftës kundër krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.

Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tij aktualisht është e paqartë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit