Transmetuar më 16-11-2026, 17:37

Në prag të Samitit të 33-të të APEC, në Shenzhen nisi ekspozita e veçantë ‘Kina në Trashëgiminë Kulturore Jomateriale'", si dhe aktiviteti i shkëmbimeve njerëzore të rajonit të Azi Paqësorit.

Në aktivitetin e organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Qeveria e Provincës Guangdong, morën pjesë mbi 150 të ftuar nga qarqet politike, tregtare, adademike, diplomatike dhe artistike të anëtarëve të APEC-ut, si dhe nga organizatat dhe mediat kryesore ndërkombëtare.

Khalilur Rahman, kryetar i sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, gjatë video fjalimit të tij u shpreh se tema e këtij aktiviteti, “Malet dhe deti në harmoni, ndarja e përbashkët e bukurisë", jep mesazhin e rëndësishëm se ndryshimet nuk duhet të kthehen në izolim, por mund të pasurojnë njohuritë, të aktivizojnë aftësinë krijuese dhe të nxisin përparimin e përbashkët.

Duke iu referuar fjalëve të Presidentit të Kinës Xi Jinping, Shen Haixiong theksoi në fjalimin e tij se "Ndërtimi i komuniteti i Azi-Paqësorit, është rruga e duhur për të arritur zhvillimin dhe progresin e këtij rajoni, si dhe vizioni i përbashkët i të gjitha palëve".

Si regjistruese dhe pjesëmarrëse në zhvillimin dhe progresin e rajonit të Azi-Paqësorit, CMG ka bërë përpjekje që ta kthejë objektivin e medias në një nyje që lidh zemrat e popujve të rajonit, në përpjekje për të përshpejtuar vazhdimisht shkëmbimet njerëzore dhe kulturore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit