Transmetuar më 16-11-2026, 13:16

TIRANË — Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka finalizuar hetimet dhe ka dërguar zyrtarisht për gjykim dosjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, gjatë një takimi me gazetarët, ndërsa prokurori i çështjes Dritan Prenci bëri me dije se kërkesa për gjykim është dorëzuar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Sipas organit të akuzës, në dosje janë përfshirë gjithsej 25 persona fizikë dhe dy persona juridikë, ndërsa objekti i hetimeve përfshin 10 procedura të ndryshme.

Gjatë prezantimit të detajeve të dosjes, prokurori Prenci theksoi se vlera e pasurisë që lidhet me hetimet e kësaj çështjeje arrin deri në 1 milion e 800 mijë euro. Çështja tashmë ka kaluar në fazën e shqyrtimit gjyqësor në GJKKO, ku pritet të nisë procesi penal ndaj të pandohurve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit