Transmetuar më 16-11-2026, 11:48

TIRANË — Policia e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative gjobë 23 protestues që morën pjesë në tubimin e djeshëm para Kryeministrisë. Sipas uniformave blu, këta shtetas kanë bllokuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë nëpërmjet megafonit për lirimin e rrugës.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar në total 23 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Për secilin prej 23 shtetasve të proceduar është vendosur masa administrative gjobë me vlerë 5 mijë lekë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit