Transmetuar më 16-11-2026, 07:28

Tiranë, 16 nëntor 2026 – Territori i vendit pritet të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin një tablo meteorologjike të ndarë në dy pjesë gjatë ditës. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, orët e para të mëngjesit deri në mesditë do të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet një shtim i ndjeshëm i vranësirave, të cilat do të jenë mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut, të cilat kanë nisur me intensitet të ulët që në orët e para të mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit, pritet të fitojnë intensitet me kalimin e orëve:

Veriu dhe Veriperëndimi: Pas orëve të mesditës, në zonën e veriut, në ekstremin veriperëndimor dhe pjesërisht në zonën qendrore, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar. Hera-herës ato do të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe rrebeshe të rrëmbyeshme për periudha të shkurtra kohore.

Era dhe deti: Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut (juglindje–jugperëndim) me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore të vendit, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësinë deri në 14 m/s.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit