

Një aksident i rëndë rrugor i regjistruar në Malin e Zi i ka marrë jetën një 47-vjeçari nga Kosova, fotografia e të cilit është bërë publike. Viktima e kësaj tragjedie është identifikuar ish-polici kufitar, Elvis Mulliqi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:45 në aksin rrugor magjistral Rozhajë–Beranë, ku për shkaqe ende në proces hetimi janë përplasur dy automjete.
Goditja ka qenë fatale për 47-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke lënë pas tronditje dhe dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe ish-kolegët e tij.
Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve që çuan në këtë përplasje fatale në rrugët malazeze.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






