

Maltë, 15 nëntor 2026 – Një operacion policor rutinë në Maltë ka degjeneruar në një dramë me pasojë rrezikun e jetës për një shtetas shqiptar. Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike, pasi dyshohet se ka gëlltitur një sasi lënde narkotike gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar prangave të policisë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele, rreth orës 11:00, në zonën e Gjirit të Shën Palit, saktësisht në rrugën Triq il-Halel.
Policia tha se dy burra shqiptarë të moshës 42 dhe 40 vjeç u arrestuan. Incidenti ndodhi rreth orës 11:00 të mëngjesit të sotëm në Triq il-Halel.
Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë kanë ndaluar një automjet pasi kanë konstatuar se drejtuesi dhe pasagjeri nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.
Gjatë verifikimeve në terren, efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll ndaj personave në mjet, ku te pasagjeri është gjetur një dorezë metalike për grusht (përforcues grushti) dhe një substancë e dyshuar narkotike.
Në momentin që efektivët kanë tentuar ta arrestojnë, 40-vjeçari ka bërë rezistencë të fortë dhe, në një përpjekje ekstreme për të fshitur provat, ka gëlltitur substancën e dyshuar narkotike.
Për shkak të helmimit të menjëhershëm nga lënda, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar në mënyrë drastike dhe ai është transportuar me urgjencë në spitalin Mater Dei, ku mbetet nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe në rrezik për jetën.
Nga ana e tij, drejtuesi i automjetit – një 42-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare – ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është neutralizuar dhe kapur nga policia, duke përfunduar në paraburgim. Gjatë kontrolleve të mëvonshme, autoritetet kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme substance të dyshuar si kokainë, si dhe dy thika.
Gjatë ndërhyrjes dhe përleshjes për neutralizimin e personave, një efektive e policisë malteze ka pësuar lëndime të lehta, ndërkohë që autoritetet vendase kanë nisur hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






