

Tiranë, 15 nëntor 2026 – Protesta e qytetarëve dhe studentëve përpara godinës së Kryeministrisë ka marrë një formë të re simbolike gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të diele, ndërsa lëvizja shënon ditën e saj të 169-të. Krahas thirrjeve të përsëritura për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, disa nga të rinjtë e pranishëm kanë ndërmarrë një veprim ndryshe, duke gjuajtur me topa futbolli në drejtim të fasadës së institucionit si shenjë ironie dhe pakënaqësie ndaj qeverisë.
Veprimi simbolik është zhvilluar nën vëzhgimin e forcave të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat janë pozicionuar në perimetrin e godinës për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Ndryshe nga tensionet e regjistruara gjatë fundjavës apo shoqërimet e para të protestuesve që u shënuan pak më parë, pjesa tjetër e tubimit ka vijuar në përgjithësi e qetë, pa përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të rendit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






