Transmetuar më 15-11-2026, 20:06

Tiranë, 15 nëntor 2026 – Situata përpara goditjes së Kryeministrisë është tensionuar mbrëmjen e kësaj të diele, teksa forcat e rendit kanë ndërhyrë për të kryer shoqërimet e para të qytetarëve. Ndërhyrja e efektivëve të Policisë së Shtetit ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe indinjatë mes turmës së pranishme, të cilët kanë kundërshtuar veprimet e policisë me thirrjet e përsëritura “Policia e krimit!”.

Shoqërimet janë regjistruar në kohën po vijonte tubimi i organizuar nga qytetarët dhe studentët, të cilët shënojnë sot ditën e 169-të të protestës së vazhdueshme me kërkesën e panegociueshme për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e klasës politike. Prania e shtuar e forcave të rendit dhe incidentet e vogla gjatë marshimeve të fundjavës kanë rritur ndjeshëm tensionin në perimetrin e institucioneve qendrore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit