Transmetuar më 15-11-2026, 17:32

Një krim i rëndë dhe absurd ka dalë në dritë në Spanjë, ku prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar mbi 22 vjet burg për autorin e dyshuar të vrasjes së 29 vjeçarit shqiptar, Artjol Ramaj. Ngjarja, e cila tronditi opinionin publik dhe komunitetin shqiptar në Spanjë, ndodhi më 2 mars 2023 në një banesë në Riudarenes, në rajonin e Gironës, ndërsa shkak për shpërthimin e konfliktit fatal dyshohet të ketë qenë një shumë prej vetëm 5 eurosh. Zbardhja e ngjarjes nisi më 17 prill 2023 kur u gjet trupi.

Prokuroria kërkoi një dënim me 25 vjet burg, së bashku me 140,000 euro kompensim për babanë e të ndjerit, 300,000 euro për nënën dhe 150,000 euro për motrën e të ndjerit. Këto shuma megjithatë, në vijim u ulën në 140,000 euro për prindërit dhe 35,000 euro për motrën.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga organet e hetimit, viktima dhe i pandehuri Isidro B., i njohur me nofkën El Seco (thatuqi), një 52-vjeçar spanjoll, bashkëjetonin në të njëjtën godinë banimi, ku kujdeseshin për një plantacion të fshehtë kanabisi.

Pas një debati të çastit për një shumë prej 5 eurosh, konflikti degjeneroi në dhunë ekstreme.

Sipas informacionit të marrë nga ElCaso.com që citon noa.al sherri filloi për një vlerë të vogël. Burri më i vjetër akuzoi të riun se i detyrohej pesë euro. Sherri u përshkallëzua derisa, burri spanjoll e goditi të riun në kokë me një çekiç, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas e la trupin në pyll.

Zbulimi i trupit pas një muaji e gjysmë dhe provat e prokurorisë

Pasi dyshohet se e sulmoi për vdekje Artjol Ramajn ndërsa ky i fundit ishte duke fjetur në dhomën e gjumit, autori u përpoq të fshehë gjurmët e krimit duke transportuar trupin e pajetë në një zonë të pyllëzuar pranë banesës.

Trupi i riut u zbulua vetëm rreth një muaj e gjysmë më vonë, pasi ishte dëmtuar dhe shpërndarë nga kafshët e egra të zonës.

Hetuesit spanjollë kanë siguruar një sërë provash materiale gjatë procesit, të cilat përfshijnë gurmë gjaku të konfirmuara në dhomën e gjumit të banesës dhe gjurmë biologjike të zbuluara brenda një automjeti dhe në sende personale të gjetura pranë vendit ku u fsheh trupi.

Kërkesa e akuzës dhe mbrojtja e autorit

Përballë këtyre provave, prokuroria spanjolle ka kërkuar një dënim prej 22 vitesh e 5 muajsh burg për të akuzuarin 52-vjeçar, mbi akuzën e vrasjes me dashje, si dhe një dënim shtesë për veprën penale të përdhosjes së kufomës. Gjithashtu, në kuadër të procedurave gjyqësore, kërkohet një dëmshpërblim prej 175 mijë eurosh për familjen e viktimës. Çështja tashmë është përgatitur për kalim në gjykim para një trupi gjykues me juri.

Nga ana tjetër, ekipi mbrojtës i të pandehurit i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke pretenduar se provat e paraqitura nga akuza janë tërësisht rrethanore dhe ka kërkuar pushimin e çështjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit