Transmetuar më 15-11-2026, 16:02

Tragjedi në Devoll, 85-vjeçarja gjendet e pajetë në lumë, ishte larguar nga banesa në mëngjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në lumë, pranë fshatit Kuç.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 14:00 është gjetur trupi i pajetë i shtetases F. M., rreth 85 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa mëngjesin e së njëjtës ditë.

Policia bën me dije se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshimet e para të autoriteteve janë se 85-vjeçarja mund të jetë mbytur në ujërat e lumit Devoll, megjithatë shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar përfundimisht.

Grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit