

Aksidenti tragjik pranë tunelit të Murrizit, arrestohet shoferi 35-vjeçar për ngjarjen me dy viktima dhe pesë të plagosur
Tiranë – Policia e Shtetit njoftoi sot se ka arrestuar drejtuesin e njërit prej automjeteve të përfshira në aksidentin tragjik të 14 nëntorit në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën pesë të tjerë.
Në pranga është vënë shtetasi A. F., 35 vjeç, i cili po drejtonte njërin prej automjeteve që u përplasën në zonën e Xibrit, rreth orës 10:15.
Si pasojë e përplasjes humbën jetën drejtuesi i automjetit tjetër, Bledian Osmani, 44 vjeç, dhe Maltina Ferati, 33 vjeçe, e cila udhëtonte si pasagjere në makinën e drejtuar nga A. F.
Përplasja shkaktoi gjithashtu plagosjen e pesë personave të tjerë, të cilët u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Sipas informacionit të përditësuar të Policisë, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit me pasoja fatale. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






