Transmetuar më 15-11-2026, 15:40

Gjendet i pajetë brenda një automjeti në Tiranë 39-vjeçari, dyshimet e para për shkakun e vdekjes

Tiranë- Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, viktima është shtetasi D. D., 39 vjeç, banues në Paskuqan.

Nga verifikimet e para ka rezultuar se automjeti ku u gjet trupi i pajetë është në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D.

Policia bën me dije se në trupin e 39-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se humbja e jetës mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. /NOA.AL

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit