Transmetuar më 15-11-2026, 07:36

Tiranë, 15 nëntor 2026 – Territori shqiptar do të ndikohet këtë të diel nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të cilat do ta ndajnë ditën në dy tablo të kundërta meteorologjike. Ndërsa pjesa e parë e ditës, nga orët e para të mëngjesit e deri në mesditë, do të dominohet nga moti i kthjellët, pasditja sjell grumbullim të vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të shërbimit meteorologjik, reshjet e shiut do të shfaqen fillimisht pas mesditës përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët, për t’u shtrirë më pas gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes, fronti i keq i motit do të përqendrohet në zonat e veriut, veriperëndimit, perëndimit dhe jugperëndimit, ku reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar.

Në këto rajone, moti do të shoqërohet herë pas here me shtrëngata afatshkurtra, shkarkesa elektrike dhe rrebeshe të rrëmbyeshme shiu për periudha të shkurtra kohore.

Paralelisht me reshjet, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe erës, e cila do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes dhe jugperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë vrull herë pas here duke arritur shpejtësinë deri në 15 m/s, çka do të reflektohet edhe në det, ku dallgëzimi parashikohet të lëvizë nga forca 2 deri në 4 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit