

TIRANË – Ashtu siç kishin paralajmëruar, një grup të rinjsh dhe studentësh u mblodhën mesditën e së shtunës përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në këtë protestë të radhës nuk munguan djegia e koshave të mbeturinave para këtij institucioni dhe shkulja e kangjellave nga disa persona të maskuar, ndonëse të pakët në numër. Pasi qëndruan për afro 2 orë, ashtu si herët e tjera, ata nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Edhe këtu pati incidente të vogla, ku u dogjën kazanët dhe u bllokua për disa minuta qarkullimi te rrethrrotullimi te Zogu i Zi. Nuk munguan as shkuljet e tabelave të rrugës përgjatë marshimit të tyre nëpër rrugët e kryeqytetit, për t’u grumbulluar përpara Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.
Ata qëndruan për disa orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku incidentet ishin sporadike. Ndërsa mes protestuesve dhe policisë nuk u shënua ndonjë përplasje. Nuk kishte as autobotë të ujit përpara Kryeministrisë, që përdoren për shpërndarjen e turmave në rast të incidenteve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






