Transmetuar më 14-11-2026, 17:11

TIRANË – Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve drejtuese të Partisë Socialiste, por do të vijojnë të mbeten anëtarë të partisë. Këtë e ka bërë të qartë sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, përmes një sqarimi të ri për mediat.

Edhe pse në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare nuk u zhvillua votim për përjashtimin e tyre, Klosi ka konfirmuar se të dy nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të PS-së.

“Keqkuptimi padyshim i qellimshem i prononcimit tim pas Asamblese ka prodhuar nje lajm te rreme. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund te jene me pjese e asnje forumi re partise. Por ne nje parti si PS, ku cilido aplikon online dhe behet anetar, nuk ka sens perjashtimi edhe nga partia. Fakti qe nuk u votua ne asamble eshte shume i thjeshte. Tre shoke qe ishin kunder parimisht per perjashtimin u shprehen lirisht dhe ne mbyllje gjithcka ishte e qarte. Ky eshte fakti ndersa te tjerat jane konsum mediash qe mund ta mbulojne diellin me shoshe vetem tani qe u be nate. Neser eshte nje dite e re dhe Partia Socialiste do te vazhdoje rrugen me frymen pozitive te kesaj asambleje”, shkruan Klosi.

Fillimisht, sekretari i përgjithshëm deklaroi se Elisa Spiropali vijonte të ishte anëtare e Partisë Socialiste, duke krijuar paqartësi lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për largimin e saj dhe të Plarent Ndrecës.

Në reagimin e dytë, Klosi sqaroi se vendimi lidhet me largimin nga forumet e partisë dhe jo me përjashtimin nga anëtarësia.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit