

PRISHTINË – Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar pa gola ndaj Izraelit, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Dardanët e nisën mirë sfidën duke lëshuar sinjale të qarta me anë të Edon Zhegrovës.
Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, teksa te ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda, futbollisti Arbër Hoxha u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak në fushë.
Pavarësisht kësaj vështirësie, ritmi vijoi të ishte i lartë, ndërsa rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund të takimit. Pas këtij barazimi, Kosova renditet në vendin e dytë të grupit me 6 pikë të grumbulluara.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






