

Uashington, 13 nëntor 2026 – Një defekt teknik i papritur dhe i përhapur në sistemin e komunikimit të kontrollit ajror ka detyruar autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin një hap të jashtëzakonshëm, duke urdhëruar pezullimin e plotë të të gjitha fluturimeve në territorin amerikan deri në një njoftim të dytë.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka lëshuar një udhëzim urgjent ku urdhërohet ndalimi i menjëhershëm i nisjes së çdo avioni nga aeroportet vendase, duke lejuar të fluturojnë vetëm mjetet që ndodheshin tashmë në ajër gjatë momentit të bllokimit, të cilat do të lejohen të përfundojnë itinerarin dhe të ulen në destinacionet përkatëse.
Sipas raportimeve të CNN, avaria teknike ka prekur në mënyrë kritike qendrat e kontrollit të trafikut ajror në të gjithë vendin, ndërsa shkaqet e sakta të këtij defekti masiv mbeten ende të paqarta dhe po i nënshtrohen verifikimeve urgjente nga strukturat përgjegjëse.
Për sa i përket linjave ndërkombëtare, autoritetet bëjnë me dije se çdo rast do të trajtohet në mënyrë individuale, ndërsa qindra mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar në aeroportet anembanë SHBA-së në pritje të normalizimit të situatës dhe riparimit të sistemit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






