Transmetuar më 13-11-2026, 22:18

Nju-Orlins, 13 nëntor 2026 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nju-Orlinsin në shtetin e Luizianës, ku anija turistike “American Heritage”, e cila mbante rreth 129 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit, u përmbys pjesërisht në ujërat e lumit Misisipi pasi u godit fuqishëm nga anija cisternë “Atlantic Asphalt”.

Pamjet e mbërritura nga vendngjarja dëshmojnë skena dramatike, me anijen e madhe të anuar rëndë në njërin krah, ndërkohë që disa nga udhëtarët shihen të zhytur në ujë me jelekë shpëtimi dhe të tjerë përpiqen të mbahen pas parmakëve në pritje të ndihmës.

Sipas të dhënave nga autoritetet portuale lokale, aksidenti u regjistrua rreth orës 12:30 me kohën lokale. Përplasja ndodhi ndërkohë që “American Heritage” kishte vetëm dy orë që ishte ankoruar dhe po përgatitej të niste procesin e zbarkimit të pasagjerëve në breg.

Menjëherë pas sinjalit të alarmit, ekipet e shpëtimit dhe rojet bregdetare zbarkuan në zonë, duke nisur operacionet intensive të evakuimit. Autoritetet konfirmuan se një pjesë e personave në bord janë nxjerrë të sigurt në breg, ndërsa kërkimet vijojnë për të garantuar se nuk ka mbetur askush në rrezik.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit