Transmetuar më 13-11-2026, 21:09

Microsoft kërkon falje pas ndërprerjes globale të shërbimeve. Source: SOPA Images / SOPA Images/LightRocket via Getty Images Uashington, 13 nëntor 2026 – Gjigandi amerikan i teknologjisë, Microsoft, ka kërkuar falje zyrtarisht për ndërprerjen masive të regjistruar në platformat e saj, e cila ka paralizuar dhe vështirësuar funksionimin e shumë shërbimeve publike dhe kompanive në mbarë botën që prej ditës së djeshme.

Përmes një sqarimi publik, kompania bëri të ditur se ky incident i shkallës së gjerë ka ardhur si pasojë e një “problemi teknik” të brendshëm, duke hedhur poshtë kështu dyshimet dhe aludimet se bëhej fjalë për një sulm kibernetik apo për një mosfunksionim të lidhur me sistemet dhe agjentët e inteligjencës artificiale.

“Na vjen thellësisht keq për shqetësimin që ky incident u ka shkaktuar klientëve dhe partnerëve tanë. Ne e dimë se sa shumë na besojnë ata me shërbimet tona dhe e marrim këtë përgjegjësi me seriozitetin më të madh,” deklaroi Microsoft në një reagim të publikuar në platformën X.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit