Transmetuar më 13-11-2026, 19:51

Kavajë, 13 nëntor 2026 – Një vatër zjarri është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në fshatin Bago të bashkisë së Kavajës, duke përfshirë nga flakët një sipërfaqe me bimësi.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll dhe shuarjen e plotë të flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre drejt zonave të tjera.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në rënien e këtij zjarri, ndërsa pritet që ato të përcaktohen pas verifikimeve dhe hetimeve të plota nga autoritetet përkatëse.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit