

Paris, 13 nëntor 2026 – Autoritetet franceze janë vënë në gatishmëri të lartë përballë paralajmërimeve për disa tubime dhe marshime proteste që do të zhvillohen të shtunën, më 14 nëntor, në mbarë vendin, ku planifikohet angazhimi i deri në 70 mijë efektivëve të policisë dhe xhandarmërisë për të garantuar rendin publik.
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, deklaroi se do të zbatohet një plan masash i ngjashëm me atë të fundjavës së kaluar dhe operacioni i ndërmarrë që prej 24 tetorit, megjithëse shifra përfundimtare e forcave në terren është ende në proces miratimi.
“Do të kemi të njëjtin plan angazhimi si të shtunën e kaluar,” u shpreh Nunez, duke vënë njoftuar se grupet që përbëjnë rrezik për rendin publik shpesh tentojnë të shpërndahen në grupe të vogla për t’i shmangur kontrolleve të sigurisë.
Kjo do të jetë e pesta e shtunë radhazi e protestave të organizuara kundër shtrenjtimit të jetesës, ku përveç lëvizjes “Jelekët e Verdhë” dhe organizatave rinore, mobilizimit pritet t’i bashkohen edhe kolektivi “Enfantiste” kundër dhunës ndaj të miturve, si dhe aktivistë të mjedisit, duke rritur shqetësimin e autoriteteve për tensione të mundshme në rrugët e Francës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






