

Igumenicë, 13 nëntor 2026 – Policia greke ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Igumenicë një shtetase shqiptare, e cila u kap në flagrancë duke transportuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në terren, efektivët ndaluan automjetin që drejtohej nga gruaja shqiptare, ku pas kontrollit të imtësishëm u zbuluan dhe u sekuestruan 80 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 86 kilogramë e 438 gramë.
Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve greke, ngarkesa ishte marrë në kufirin e gjelbër me Shqipërinë dhe kishte si destinacion futjen në brendësi të territorit grek. Sasia e drogës dhe automjeti u konfiskuan në cilësinë e provës materiale, ndërsa e arrestuara pritet të dërgohet pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë greke, vetëm gjatë 15 muajve të fundit janë kapur rreth 1.4 ton marijuanë në zonat e Igumenicës, Janinës, Kosturit, Follorinës dhe Selanikut.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






