Transmetuar më 13-11-2026, 17:40

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shprehur solidaritetin me protestën kombëtare të studentëve, e cila është paralajmëruar të zhvillohet këtë të shtunë, më 14 nëntor, përpara Ministrisë së Arsimit.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, sindikata ka bërë të ditur se mbështet kauzën e studentëve, ndërsa u ka bërë thirrje pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve që të bëhen pjesë e tubimit.

Në reagimin e saj, sindikata thekson se protesta zhvillohet në mbështetje të kërkesave për arsim cilësor dhe dinjitet, duke ftuar personelin akademik dhe administrativ të universiteteve që dëshirojnë të solidarizohen me studentët, t’i bashkohen protestës.

“Protestë kombëtare studentore! Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë mbështet protestën kombëtare të studentëve dhe fton të gjithë pedagogët dhe punonjësit e universiteteve që dëshirojnë t’i bashkohen. Në solidaritet me studentët, për arsim cilësor dhe dinjitet!”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Protesta është njoftuar për të shtunën, më 14 nëntor 2026, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit