Transmetuar më 13-11-2026, 14:20

TIRANË — Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka vijuar serinë e takimeve pas marrjes së detyrës, duke u ndalur kësaj radhe në një bashkëbisedim me studentë të rinj shqiptarë që kanë qenë pjesë e programeve të shkëmbimit në SHBA.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara bëri të ditur se në fokus të bisedës ishin idetë dhe perspektivat e reja të të rinjve për adresimin e problematikave lokale dhe rolin që mund të luajë mbështetja amerikane në jetësimin e projekteve të tyre.

"I frymëzuar nga Amerika, duke ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë. Ambasadori Eric Wendt u takua me studentë të rinj të programit të shkëmbimit në SHBA për të dëgjuar perspektivat e tyre të reja dhe për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në zbatimin e zgjidhjeve të tyre lokale", thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit