Transmetuar më 13-11-2026, 12:56

VJENË — Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ekspertiza psikiatrike e 47-vjeçarit shqiptar nga Kosova, i cili dyshohet se vrau në mënyrë makabre bashkëshorten e tij 38-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, në Austri. Ndërkohë, një bashkatdhetar 45-vjeçar po hetohet nën akuzën se i siguroi armën e krimit, duke pasur dijeni të plotë për qëllimin e tij.

Sipas raportit plotësues psikiatrik, 47-vjeçari është diagnostikuar me çrregullime të rënda psikotike, duke konstatuar se në momentin e kryerjes së krimit nuk ka qenë penalisht i përgjegjshëm për veprimet e tij. Hetimet zbulojnë se autori kishte krijuar bindjen fikse se bashkëshortja e tij merrej me magji të zezë dhe ishte shtrigë, ndërsa pushtohej vazhdimisht nga fantazi për demonë dhe forca të errëta.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 prill, të dielën e Pashkëve, në zonën Sooß të Austrisë së Poshtme. Sipas dosjes hetimore, 47-vjeçari fillimisht i kishte dorëzuar bashkëshortes disa dhurata për festën, por menjëherë më pas kishte qëlluar tri herë drejt saj me një pistoletë të tipit “Beretta”.

Sulmi nuk ishte ndalur me të shtënat e armës, pasi autori dyshohet se e kishte goditur viktimën rreth 40 herë me kaçavidë në pjesën e sipërme të trupit, derisa ajo kishte humbur jetën. Më pas, trupin e pajetë e kishte tërhequr në kopshtin e banesës dhe e kishte mbuluar me mbeturina.

Edhe pas arrestimit, sjellja e tij në qeli ka vijuar të jetë e çrregullt, duke folur vazhdimisht për magjinë e zezë dhe demonët, ndërsa punonjësit e burgut i përshkruante si "njerëz shpellash që përgatiteshin për ferr".

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit