Transmetuar më 13-11-2026, 12:16

PARIS — Një grabitje e armatosur ka ndodhur mesditën e sotme në zemër të kryeqytetit francez, ku katër persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë kanë sulmuar një dyqan luksoz bizhuterish të markës “De Beers”, në rrugën “Rue de la Paix”.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:15, pranë sheshit të njohur “Place Vendôme”, në një moment kur zona ishte e populluar nga kalimtarë të shumtë. Gjatë zhvillimit të grabitjes, disa prej autorëve kanë qëndruar të armatosur jashtë hyrjes së dyqanit për të mbajtur nën kontroll perimetrin.

Sipas raportimeve të mediave franceze, grabitësit arritën të marrin bizhuteri me vlerë qindra mijëra euro dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja me motorë. Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohen persona të lënduar rëndë.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe dyqani është mbyllur përkohësisht për t’i hapur rrugë hetimeve dhe identifikimit të autorëve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit