Transmetuar më 13-11-2026, 11:45

TIRANË — Afrim Qendro është larguar nga drejtimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), duke dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryeinspektorit të këtij institucioni.

Largimi i tij vjen vetëm pak muaj pasi mori drejtimin e IKMT-së në shkurt të vitit 2026, post në të cilin zëvendësoi Dallëndyshe Bicin. Më herët gjatë karrierës së tij administrative, Qendro ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), si dhe postin e Prefektit të Qarkut Tiranë.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi, ndërsa nuk është bërë ende i ditur emri i drejtuesit të ri që pritet të marrë kreun e institucionit përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin e territorit në vend.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit