

FIER — Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është transportuar me urgjencë në ambientet e këtij institucioni shëndetësor rreth mesnatës së djeshme.
Sipas burimeve policore, Voja ka shfaqur probleme të papritura kardiake dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga stafi mjekësor për stabilizimin e parametrave kardiakë.
Arben Voja u vu në pranga ditën e djeshme në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar për tjetërsimin e pronave, ku u arrestuan gjithsej pesë persona.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






