

New York, 13 nëntor 2026 – Qyteti i New Yorkut është përfshirë nga zija pas shembjes së papritur të një ndërtese trekatëshe, ngjarje e rëndë që u mori jetën tetë personave, mes të cilëve prindër të rinj, punëtorë ndërtimi dhe dy fëmijë të mitur.
Pamjet e publikuara nga momenti i katastrofës dëshmojnë tmerrin e përjetuar brenda dhe jashtë godinës. Një video e regjistruar brenda një apartamenti fikson sekondat e fundit kur një djalë i vogël vrapon drejt nënës së tij teksa familjarët kuptojnë rrezikun, përpara se muri të shembet dhe regjistrimi të ndërpritet, ndërsa kamerat e sigurisë nga jashtë tregojnë rrëzimin e menjëhershëm të strukturës mes një reje të dendur pluhuri.
Mes tetë viktimave të identifikuara janë dy kushërinjtë e mitur Kevin Santiago Reyes Gonzalez (10 vjeç) dhe Nicole Daniela Rodriguez (9 vjeç), emigrantët e rinj ekuadorianë Jose Luis Caguana (26 vjeç) dhe Edgar Santiago Zapon (26 vjeç) – të dy baballarë të fëmijëve të vegjël – si dhe Gabriel Siguencia (22 vjeç), Mamadou Bari (23 vjeç), Juan Daniel Salvada Guzman dhe Diaye Mamadou (31 vjeç).
Lidhur me shkaqet e kësaj tragjedie, autoritetet amerikane po hetojnë nëse punimet e gërmimit në kantierin ngjitur, ku humbën jetën edhe dy prej punëtorëve të viktimizuar, kanë shkaktuar shembjen e godinës në drejtim të truallit të hapur. Pas ngjarjes, kryetari i bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani, ka urdhëruar inspektimin urgjent të rreth 100 pronave të lidhura me pesë subjekte korporative të ndërtimit në qytet.
WATCH: Terrifying footage shows the moment Brooklyn building collapsed Wednesday, killing eight people and leaving several others in critical condition. pic.twitter.com/JXSA8998Fu
— Breaking911 (@Breaking911) November 12, 2026
Doorbell camera footage captured the moment a three-story building collapsed in Brooklyn’s Flatbush neighborhood on Wednesday, killing eight people, including two children, and injuring 18 others. pic.twitter.com/bDsocIE0cX
— CBS News (@CBSNews) November 13, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






