

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit, ku moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu.
Reshjet do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, ndërsa në zonën e veriperëndimit ato fitojnë intensitet deri mesatar, duke u shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina do të arrijë shpejtësi deri në 25 m/s, duke sjellë një valëzim në dete që do të variojë nga 4 deri në 6 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





