

Stuttgart, 12 nëntor 2026 – Gjigandi gjerman i prodhimit të automjeteve, Mercedes-Benz, ka vendosur të pezullojë të gjitha investimet e mëtejshme në fabrikat e vendit, ndërsa po shqyrton seriozisht mundësinë e mbylljes së tyre për shkak të kostove të larta të prodhimit.
Sipas drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Britta Seeger, edhe pse kompania dëshiron t’i shmangë mbylljet me çdo kusht, situata detyron shqyrtimin e detajuar se cilat fabrika në Gjermani mund të mirëmbahen ende. Shifrat e kompanisë tregojnë se një orë prodhimi në Gjermani kushton deri në pesë herë më shumë se në Evropën Lindore, ndërsa bordi kërkon orë pune më të gjata pa kompensim page dhe shkurtime të pagesave speciale si shpërblimet e Krishtlindjeve apo pjesëmarrja në fitim.
Eksperti i automobilave, Profesor Ferdinand Dudenhöffer, u shpreh se kjo lëvizje nuk është e habitshme, duke theksuar se pa një përshtatje të strukturës së kostos dhe ulje të përfitimeve sindikale që rrezikojnë vendet e punës, industria e automobilave në Gjermani rrezikon të zhduket.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur ekonomia gjermane vazhdon të përballet me vështirësi, ku pavarësisht parashikimit të një rritjeje modeste prej 1.3% për vitin 2026 kryesisht falë investimeve shtetërore, qeveria dhe ekspertët paralajmërojnë se nevojiten reforma të thella për të shmangur thellimin e krizës industriale.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






