

Tiranë, 12 nëntor 2026 – Këshilli i Ministrave ka zhvilluar mbledhjen e radhës këtë të enjte, ku ka miratuar një sërë projektligjesh dhe vendimesh të rëndësishme që prekin fusha të tilla si eficienca energjetike, siguria kibernetike, ndihma shtetërore dhe mbrojtja e grave nga dhuna.
Në fokus të vendimmarrjes së qeverisë ka qenë edhe miratimi i lirimit nga detyra të zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Arsimit.
Gjatë mbledhjes, Qeveria miratoi projektligjin për eficiencën energjetike dhe ndryshimet në ligjin për ndihmën shtetërore e sigurinë kibernetike, si dhe përcaktoi qëndrimet për nismat joqeveritare lidhur me ndarjen administrativo-territoriale dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.
Po ashtu, u miratuan vendime për përbërjen dhe funksionimin e grupit negociator për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe ngritjen e mekanizmit të koordinuar për referimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe në familje.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






