Transmetuar më 12-11-2026, 21:48

Tiranë, 12 nëntor 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të Tiranës, në zonën e “9-katësheve”, ku janë përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve taksi.

Nga përplasja e fortë, të dyja makinat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit taksi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me dinamikën e ngjarjes, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit dhe nëse ka persona të tjerë të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj përplasjeje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit