

Londër, 12 nëntor 2026 – Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijëve ka humbur jetën pasi u godit me thikë në zemër gjatë orarit të punës, ndërsa tentativa e saj për t’u drejtuar vetë me automjet drejt spitalit përfundoi fatalisht.
Viktima është identifikuar si Eleanor Barnfield, punonjëse e një shoqate strehimi, e cila u sulmua me thikë më 19 tetor në kompleksin e banimit Ger-Y-Nant në Bridgend. Pavarësisht plagës së rëndë në gjoks, 47-vjeçarja hipi në automjetin e saj për të mbërritur në Spitalin “Princesha e Uellsit”, rreth 2.4 kilometra larg, por arriti të përshkonte vetëm rreth 275 metra përpara se të humbiste kontrollin e makinës dhe të përplasej me një mur.
Ekipet e emergjencës e gjetën atë të plagosur rëndë brenda automjetit dhe e transportuan në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. “Ishte gjithçka për ne”, janë shprehur të tronditur familjarët e saj.
Për këtë vrasje është akuzuar 61-vjeçari Clifford Foster, banor i kompleksit ku ndodhi sulmi, i cili është lënë në paraburgim nga gjykata deri në seancën e radhës të caktuar më 23 nëntor, teksa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






