

Tiranë, 12 nëntor 2026 – Përtej atmosferës festive dhe mbështetjes së zjarrtë për Kombëtaren shqiptare në sfidën ndaj Finlandës, në shkallët e stadiumit “Air Albania” u përcoll edhe një mesazh i veçantë solidariteti.
Grupimi i mbështetësve “Tifozat Kuqezi” shpalosi një koreografi dedikuar Erjon Vishkullit, të riut i cili mbeti i plagosur në sy gjatë protestës studentore në kryeqytet.
Përmes mesazhit “Vetëm fitore”, tifozët zgjodhën të shfrytëzojnë vëmendjen e mbrëmjes sportive për të shprehur publikisht mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për gjendjen e Vishkullit.
Ky gjest simbolik në tribunat e impiantit të kryeqytetit tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, duke i dhënë përballjes Shqipëri–Finlandë edhe një dimension të fortë qytetar përkrah emocioneve të lojës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






