

Madrid, 12 nëntor 2026 – Detaje të reja janë publikuar lidhur me ekzekutimin me breshëri plumbash të 39-vjeçarit nga Vlora, Luka Beqiraj, i njohur me nofkën “Kriols”, i cili u vra të martën në zonën e Playa Flamenca, në provincën spanjolle të Alicante-s.
Sipas mediave spanjolle, viktima kishte një të kaluar të ngjeshur kriminale dhe dyshohet se ishte i përfshirë në grupe mafioze italo-shqiptare që operonin në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe të armëve. Më herët, në vitin 2016, ai ishte arrestuar në Shqipëri për plagosje të rëndë, ndërsa në vitin 2019 ra në prangat e policisë italiane gjatë megaoperacionit “Fiori di Primavera” (Lulet e Pranverës), ku u arrestuan 27 persona pas dy vitesh hetime.
Grupi kriminal me të cilin dyshohet se ishte i lidhur Beqiraj kishte bazën në provincën e Leçes dhe shtrirje të gjerë në disa rajone të Italisë, përfshirë Kalabrinë, Toskanën, Emilia-Romanjën, Sicilinë, Ligurinë dhe Lombardinë.
Ndërkohë, autoritetet spanjolle vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të atentatit, teksa pista kryesore e hetimit mbetet ajo e larjes së hesapeve për shkak të borxheve të mbartura nga aktiviteti i tij i mëparshëm kriminal.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






