Transmetuar më 12-11-2026, 19:19

Ankara, 12 nëntor 2026 – Katër ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak të tipit S-70 pasditen e së enjtes në provincën lindore të Malatya-s, në Turqi.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti fluturues u rrëzua rreth orës 18:45 me orën lokale në zonën Samanköy të rrethit Yeşilyurt, në rrethana që ende mbeten të paqarta. Përplasja me tokën shkaktoi një zjarr të vogël në vendngjarje, i cili u vu shpejt nën kontroll nga ekipet zjarrfikëse.

Menjëherë pas njoftimit për aksidentin ajror, në zonë mbërritën autoambulancat, forcat zjarrfikëse, njësitë e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), si dhe ekipe të shumta policore dhe ushtarake.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet teknike apo faktorët e tjerë që çuan në rrëzimin e helikopterit ushtarak.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit