

Tiranë, 12 nëntor 2026 – Protestat studentore dhe qytetare kanë vijuar edhe këtë të enjte në kryeqytet, duke shënuar ditën e 31-të radhazi të tubimeve me kërkesën kryesore për rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Studentë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë, për të vijuar rezistencën e tyre ndaj ekzekutivit.
Gjatë tubimit, pjesëmarrësit ritheksuan qëndrimin e tyre të prerë se nuk pranojnë asnjë formë dialogu me kreun e qeverisë pa u plotësuar kushti paraprak i largimit të tij nga detyra.
Tubimi u zhvillua në vijim të kalendarit ditor të protestave që po mbahen prej më shumë se një muaji në Tiranë, me pjesëmarrësit që paralajmërojnë vijimin e aksionit qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






