Transmetuar më 12-11-2026, 18:27

Një 78-vjeçare është aksidentuar pasditen e kësaj të enjteje në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë.

E moshuara, me inicialet P. K., është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 30-vjeçar, me inicialet N. P. Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:15.

Pas aksidentit, 78-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka nisur veprimet procedurale ndaj drejtuesit të automjetit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit