

Tiranë, 12 nëntor 2026 – Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për karburantet, të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 18:30.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e 12 nëntorit, çmimi i naftës gazoil nuk duhet të kalojë 210 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 198 lekë për litër në shitjen me shumicë.
Për benzinën, çmimi maksimal është përcaktuar në 165 lekë për litër në pakicë dhe 153 lekë për litër në shumicë.
Ndërkohë, gazi për automjetet do të tregtohet me një çmim prej 71 lekësh për litër në pakicë dhe 59 lekësh për litër në shumicë. Për sektorin e peshkimit, çmimi i gazoilit është caktuar në 114 lekë për litër.
Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme në tregun e hidrokarbureve.
Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të këtyre çmimeve, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Vendimi është marrë në kuadër të masave për administrimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës. Kështu Bordi i Transparencës në datë 12 Nëntor 2026, vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 165 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 153 lekë/litër. ✅Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 114 lekë/litër.
🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 ora 18.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. ⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. 🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. 🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konku
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






