

Shkodër, 12 nëntor 2026 – Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Alind Kajoshin, duke lënë në fuqi pafajësinë e dhënë nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”.
Për dy veprat e tjera penale, Apeli ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke vendosur zbatimin e amnistisë për tre të pandehurit.
Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar dënimin e tyre me një total prej 24 vitesh burg.
Sipas akuzës së SPAK, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se ishin nisur drejt Bushatit të armatosur dhe me automjete të blinduara, me qëllim vrasjen e anëtarëve të familjes Prendi.
Sipas dosjes hetimore, sapo grupi mbërriti në Bushat, Aleksandër Prendi i ka konstatuar dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të blinduara. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të ndryshme, çka sipas SPAK-ut dëshmon për një shkëmbim zjarri.
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë përmendur gjithashtu në hetimet për masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vrarë katër persona: Hamza Lici, Arlind Bushati dhe bashkëshortët Bashkim e Flutura Basha.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






