Transmetuar më 12-11-2026, 13:42

FIER – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e Spitalit Memorial të Fierit, Erblin Dollakaj.

Në kuadër të këtij operacioni, oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ) dhe shërbimet e rendit kanë nisur kontrollet e menjëhershme në terren dhe në ambientet e institucionit shëndetësor. Deri më tani, autoritetet kompetente nuk kanë publikuar ende detaje zyrtare lidhur me arsyet e këtij urdhërarresti apo për veprat penale konkrete që rëndojnë mbi drejtorin e spitalit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit