Transmetuar më 12-11-2026, 12:08

DUKAGJIN – Zona e Dukagjinit është përfshirë nga dhimbja dhe hidhërimi i thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të 34-vjeçarit Angjelin Nika, i cili u përcoll sot për në banesën e fundit. I riu u preh mes homazhesh e nderimesh tradicionale, duke u përcjellë me "gjamën e burrave", një rit i lashtë i kësaj zone që rezervohet vetëm për njerëz me vlera të larta dhe kontribute të veçanta në komunitet.

Angjelin Nika humbi jetën në rrethana tragjike gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa po punonte mbi një shtyllë elektrike për t’i rikthyer energjinë elektrike zonës së Bardhajve, banorët e së cilës kishin mbetur pa drita. Jeta e 34-vjeçarit u pre në mes pikërisht në momentin kur po sakrifikonte për t’u siguruar dritën dhe kushtet e normalitetit familjeve të tjera.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit