Transmetuar më 12-11-2026, 11:53

PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot mocionin për përfshirjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në rendin e ditës së seancës plenare.

Mocioni on kërkoi shqyrtimin e ligjit mori mbështetjen e 79 deputetëve, ndërkohë që nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Pas këtij votimi, projektligji u caktua si pika e 11-të e rendit të ditës, ku pritet të kalojë për shqyrtim dhe votim përfundimtar nga ana e ligjvënësve.

Ky zhvillim vjen pas arritjes së një dakordësie politike ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje që ligji të procedohet për rimiratim në formën e tij aktuale, pa përfshirë ndërhyrje apo ndryshime shtesë në këtë fazë.

Ligji në fjalë ishte votuar fillimisht nga Kuvendi më 6 tetor, por më pas u kthye për rishqyrtim përmes vetos nga ana e presidentes së vendit. Për kalimin e tij dhe tejkalimin e dekretit presidencial kërkohet një shumicë prej të paktën 61 votash të deputetëve, shifër kjo e cila pritet të arrihet duke u mbështetur te konsensusi i shprehur në votimin e mocionit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit