Transmetuar më 12-11-2026, 11:48

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përfshirë në një përplasje verbale me gazetaren Klodiana Lala, gjatë paraqitjes së tij të sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Berisha, i cili u paraqit në cilësinë e kallëzuesit pa dokumente shoqëruese, u pyet nga gazetarët nëse kishte dorëzuar prova të reja lidhur me çështjen e gjyqtares Irena Gjoka.

Pasi gazetarja Lala i drejtoi pyetjen nëse kishte paraqitur dokumente për këtë çështje, kreu i opozitës reagoi ashpër, duke e akuzuar atë se është e keqpërdorur në mënyrë ekstreme nga strukturat e SPAK-ut dhe se vepron si informante e tyre.

Pjesë nga replikat:

Berisha: "Disa gazetarë si Klodiana Lala bëjnë si…. Ti si hiqesh si informante, kush t’i jep të dhënat? Pse nuk merr informacion nga unë. Sepse ti je e keqpërdorur."

Lala: "Zoti Berisha, unë jam gazetare, qëllimi im është për të informuar opinionin publik."

Berisha: "Klodiana Lala është një person i keqpërdorur pa mëshirë."

Kallëzimi penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka është dorëzuar nga Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilët e akuzojnë atë për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit sa i përket një dënimi të pretenduar në Greqi. Gjyqtarja Gjoka është figura kyçe që ka firmosur masat e sigurisë dhe kërkesat e SPAK-ut në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, çështje në të cilën Berisha dhe Malltezi janë nën hetim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit